Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Komuniteti Shpk

December 4 @ 10:30 am 12:30 pm

Eventi i lançimit të Komuniteti do të shënojë prezantimin zyrtar të platformës së parë digjitale për administrimin modern të ndërtesave në Shqipëri. Gjatë aktivitetit do të zhvillohet një prezantim live i platformës, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin në kohë reale se si Komuniteti transformon proceset e përditshme të kompanive të administrimit — nga faturimi, raportimet dhe komunikimi, deri te menaxhimi financiar dhe analiza e të dhënave. Në event do të ketë fjalime nga themeluesit dhe partnerët institucionalë, një demonstrim interaktiv i funksionaliteteve kryesore dhe një seksion dedikuar diskutimit me kompanitë pjesëmarrëse për hapat e parë të bashkëpunimit. Qëllimi i këtij eventi është të hapë një kapitull të ri për industrinë e administrimit të ndërtesave në Shqipëri: nga proceset manuale dhe të shpërndara, drejt një sistemi të unifikuar, të mençur dhe të qëndrueshëm.

Komuniteti Shpk